“Mynyr Koni dhe Edmond Panariti udheheqës të një doktorature plagjiaturë”, nuk ndalet Taulant Muka

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 22.12.2018, 10:21

Taulant Muka vazhdon të "gërmojë" në çdo vend doktoraturat plagjaturë. Rasti i fundit që ai ka denoncuar është ai i Marsela Korçari (Bregaj) e cila sipas tij është udhëhequr nga Mynyr Koni dhe Edmond Panariti. Mukës i ka ardhur në ndihmë edhe studiuesi Vladimir Kola, ku sipas tyre teza e kësaj doktorature, bashkë me përmbajtjen dhe listën e literaturës së konsultuar, është e përbërë prej 98 faqesh, por teksti i saj është prej 76 faqesh nga të cilat, 19 janë te kopjuara (shih faqet 6-8, 10-20 dhe 22-30), që do të thotë se 1/4 (19/76) e tekstit të tezës është e kopjuar.

Reagimi i Mukës:

Vladimir Kola zbulon dhe analizon plagjiaturën e Tezës së Doktoraturës të Marsela Korçari (Bregaj) me udhëheqës shkencorë prof. Mynyr Koni dhe prof. Edmond Panariti, me titull <>, e mbrojtur në vitin 2015, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Teza në fjalë, gjendet e plotë në internet, në këtë adresë: http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Marsela-… . Kjo Tezë Doktorature, në total, bashkë me përmbajtjen dhe listën e literaturës së konsultuar, është e përbërë prej 98 faqesh, por teksti i saj është prej 76 faqesh nga të cilat, 19 janë te kopjuara (shih faqet 6-8, 10-20 dhe 22-30), që do të thotë se 1/4 (19/76) e tekstit të Tezës është e kopjuar. Pjesa më e madhe e faqeve të kopjuara është marrë nga një studim i Organizatës Ndërkombëtare “Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë” (FAO, “Food and Agriculture Organization”), i vitit 2004, me titull “Marine biotoxins”, i cili gjendet në internet në këtë adresë: http://www.fao.org/3/a-y5486e.pdf . Ndërsa pjesa e tjetër, është kopjuar nga një studim i Ministrisë se Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit, e Afrikës së Jugut, i vitit 2012, me titull “Mediterranean mussel – Mytilus galloprovincialis”, i cili gjendet në këtë adresë: https://www.nda.agric.za/…/M.%20galloprovincialis%20BRBA%20… . Duhet theksuar se dy studimet nga ku është kopjuar një pjesë e Tezës së Doktoraturës, nuk janë cituar dhe referuar, as nuk janë vënë në fund të Tezës te “literatura” e konsultuar. Poshtë gjeni krahasimin e tekstit në shqip dhe në anglisht."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit