Analizë/ Tarifat e studentëve, shkojnë për karburantin e makinës së drejtuesve të Universiteteve

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 20.12.2018, 07:44

Universiteti i Elbasanit është një nga institucionet që thyen rekord për shumat e parve që shpenzon. Ky është rezultati i arritur në një analizë të "Top Story-it", ku theksohet se shumica e tyre shkon për siguri fizike.

Më poshtë shpenimet për Universitetin e Elbasanit, Shkodrës, Mjekësisë, Vlorës, dhe Sportet:

Universiteti i Elbasanit ka zhvilluar një tender për shërbimin e ruajtjes me fond limit prej 350 milionë lekësh të vjetra. Fituese është shpallur një kompani me ofertë prej 348 milionë e 375 mijë lekë. Universiteti i Shkodrës ka shpenzuar plot 275.5 milionë lekë të vjetra në një vit për sigurinë ndërkohë, një vendroje ditore kushton 83 mijë lekë të vjetra. Duhet të kemi parasysh se një rojë private, nuk paguhet më tepër se 10 mijë lekë të vjetra për ditë pune. Ky është një korrupsion i pastër. Edhe Universiteti i Mjekësisë, shpenzon plot 83 mijë lekë për një vendroje ditore ndëkohë fondi i prokurorimit është 182 milionë lekë të vjetra. Panorama është e njëjtë edhe për Universitetin e Vlorës, që shpenzon 262.3 milionë lekë për shërbimin e sigurisë. Ndërkohë, Universiteti i Korçës ka shpenzuar po për shërbimin e ruajtjes 158 milionë lekë. Universiteti i Sporteve, që ka vetëm një godinë, dhe ka shpenzuar plot 61 milionë lekë për shërbimin e ruajtjes.

Gjithashtu një tjetër pikë e rëndësishme e analizës është shpenzimi parave që mblidhen nga tarifat për shërbime personale, nga ana e drejtuesve të institucioneve, si përshembull mbushja e makinës me karburant.

Universiteti Politiknik, kryen një prokurim me vlerë 68.6 milionë lekë vetëm për karburant. Ndërkohë, Universiteti i Elbasanit edhe në këtë drejtim nuk i ka kursyer shpenzimet, vlera e kontratës ka shkuar plot 54.9 milionë lekë. Vetëm për një zyrë, ku 7 anëtarët e Bordit të Universitetit të Vlorës nuk mblidhen më shumë se një herë në muaj, janë shpenzuar plot 41.8 milionë lekë. Ndërkohë, Universiteti i Mjekësisë ka shpenzuar në një prokurim plot 227 milionë lekë për orendi për zyra. Zyrat përdoren nga drejtuesit e universitetit dhe shefat e departamenteve. Studentët ndërkohë vishen trashë në auditoret e këtij universiteti, për shkak të mungesës së kushteve. Drejtuesit e Universitetit Bujqësor nuk janë kursyer për portën hyrëse dhe rrethimin e godinës, një investim që ka kushtuar plot 627.8 milionë lekë të vjetra. Siç shihet nga pamjet e Top Story, ky rrethim ende nuk ka nisur. Por në vend që këto para të përdoreshin për studim shkencor, universiteti i ka shpenzuar për kangjella rrethuese.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit