Ky djalë 5 vjeçar nuk e ka lejuar as kancerin dhe as kimioterapinë që ta ndajnë nga dashuria e tij për kërcimin.
Solomon Haufano u bë i njohur pasi nëna e tij ndau në llogarinë e saj në Twitter një video të tijën duke kërcyer një këngë të yllit të popit, Michael Jackson.
Vogëlushi ishte duke marrë trajtimin e tij të radhës në Spitalin e Fëmijëve në Seattle ndërkohë që kërcente gjithë pasion këngën “Bad” me lëvizjet legjendare të këngëtarit.
Solomoni i vogël është diagnostikuar me tumorin “desmoplastic”, një lloj kanceri i lokalizuar në abdomen. Sipas nënës së tij, ai ka rënë në dashuri me kërcimin qëkur ishte 3 vjeç, por kohët e fundit është bërë tifoz i Mbretit të Popit.
Ai kënaqet duke kërcyer këngët e tij si "Billie Jean", "Thriller" dhe "Beat It". JOQ Albania