“Protesta/ Noizy në krah të Edi Ramës, në këmbim të një hoteli në Durrës?”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.12.2018, 10:02

Nga Boldnews

Rrepisti shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si “Noizy” u radhit pak ditë më parë në mbështetje të Edi Ramës, duke i kërkuar studentëve protestues që të ulen në tryezën e dialogut me kryeministrin.

Noizy, një këngëtar i njohur mes të rinjve, nuk shquhet për nivel arsimor të lartë. Madje, me shumë mundësi, ai as nuk e ka idenë se çfarë përfaqësojnë kërkesat e studentëve, pasi nuk ka qenë asnjëherë në auditore universitare. Megjithatë, ai vendosi të gjendet në krah të Edi Ramës, këto ditë të vështira për kryeministrin.

Ky pozicionin i Noizy-t, i cili nuk ka asnjë lidhje me sistemin universitar, u duk i çuditshëm, për ata që e njohin dhe e ndjekin muzikën e tij. Por, kjo “çudi” mund të justifikohet, bazuar në informacione konfidenciale që kanë mbërritur nga Bashkia e Durrësit në redaksionë e “Boldnews”.

Burime nga pushteti lokal i qytetit bregdetar deklarojnë për “BN” se shtetasi Rigels Rajku, alias Noizy, prej disa kohësh po i lutet kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako, për të marrë lejen e ndërtimit për një hotel në zonën e Currilave.

Noizy është një nga këngëtarët më të paguar të klubeve të natës në Shqipëri, gjë që i ka lejuar të krijojë pasuri të luajtshme e të paluajtshme. Burime nga Durrësi thonë që Noizy është pronar i një trualli rreth 600 metra katrorë në zonën e bregut të Currilave. Këtë truall ai ka vendosur ta zhvillojë, duke shpresuar që të ndërtojë një hotel.

Por, kjo dëshirë e tij, gjithnjë sipas burimeve, ka hasur në rezistencën e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, i cili ende nuk i është përgjigjur interesimit të Noizy-t për t’u përfshirë në tregun e hotelerisë.

Mesa duket, i gjetur në kushtet e refuzimit, Noizy ka zgjedhur që t’i bjerë në sy kryeministrit Edi Rama, duke e mbështetur këtë të fundit përballë protestës së studentëve. E, në këmbim të pozicionimit të tij, ai, me shumë mundësi, shpreson në një ndërhyrje të Ramës tek Vangjush Dako, për të marrë lejen e ndërtimit të hotelit në Currila.

Edi Rama është në vështirësi prej më shumë se 10 ditësh, pasi studentët nuk pranojnë të rikthehen auditorëve pa u plotësuar më parë 8 kërkesat e tyre nga qeveria. Kryeministri ka kërkuar dialog me studentët, por këta të fundit kanë vendosur si kusht për uljen në bisedime plotësimin e kushteve të tyre, të formuluara që në krye të protestës.

Për të “bindur” studentët që të ulen në dialog, qeveria ka angazhuar të gjithë mekanizmat e saj, përfshirë edhe personazhe që kanë ndikim tek të rinjtë. Një prej tyre, duket se është edhe Noizy, i cili, megjithëse nuk i ka përjetuar vështirësitë e jetës studentore, është rreshtuar kundër tyre, me shpresën se Dako do e vendosi një firmë për hotelin në Currila.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit