Fifi dhe Mc Kresha morën pjesë këtë vit tek kënga magjike me këngën 'Psikopatja ime' dhe arritën të rrëmbenin çmimin e tretë.
Ndërkohë ashtu si është bërë edhe traditë, një ditë pas festivalit, zhvillohet post kënga magjike tek 'E diela shqiptare'.
Fifi dhe Mc Kresha performuan sërisht këngën, ku atyre iu bashkua edhe Ardit Gjebra.

Fifit mesa duket i ka pëlqyer interpretimi i Gjebreas dhe ka kërkuar një bashkëpunim me të.
Kërkesën këngëtarja e ka bërë nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka shtuar se Gjebrea është artisti i saj i preferuar.