Një banor i Mitrovicës është ankuar tek JOQ Kosova për një rast që po i përsëritet vazhdimisht dhe paksa çuditshëm.
Ai para një jave ka raportuar se i është vjedhur banesa dhe demoluar, e për këtë Policia nuk po i bie në gjurmë askujt, raporton JOQ Kosova.
B.S që jeton në qendër të Mitrovicës, ka bërë të ditur se kjo është hera e tretë që i vjedhet banesa, dhe çfarë është e çuditshme, i është demoluar pas vjedhjes.
“Përsëri me vidhet banesa dhe me demolohet. Nuk e di çfarë të them. Të thyhet një banesë në qendër , prapë vetëm në Mitrovicë ndodhë. Thyhet dhe vidhet nga persona të pandërgjegjshëm. Vidhen sendet dhe në fund edhe dëmtohet banesa”, thotë B.S.
Ndërkaq, ai shton se habitet edhe me komshinjtë e tij të cilët, sipas B.S, po hezitojnë të tregojnë të vërtetën.
Policia, sipas tij, nuk po bëjnë asgjë dhe përgjigja e vetme që po i jepet nga viti i kaluar është se “hetim vazhdojnë”./JOQ Kosova