Kristiano Ronaldo është duke zhvilluar një tjetër sezon fantastik në karrierën e tij, kësaj here me fanellën e Juventusit në Serinë A.
Së fundmi, portugezi ka folur për aventurën e tij të re duke pohuar se ndihet mjaft mirë.
Ylli i Juventusit, gjithashtu ka deklaruar se i mungon Messi, madje e ka ftuar atë që t’i bashkohet atij në Serie A.
Portugezi shprehet:
Nuk ka asnjë rivalitet mes meje dhe Messit. Secili prej nesh bëri atë që duhej të bënte për klubet që luante. Unë kam pasur sukses kudo, madje edhe me ekipin kombëtar dhe nuk më ka mbetur më asgjë për të provuar. Besoj shumë te vetja. Ai zgjodhi të qëndronte përgjithmonë në Barcelonë. Nëse është i lumtur, e respektoj vendimin e tij, por shpresoj ta shoh atë një ditë në Itali sepse mund të them se më mungon.