Nivelet në rritje të gazeve serrë mund t'i bëjnë njerëzit të ndihen të lodhur, harraqë dhe më pak të zgjuar. Në këtë përfundim ka dalë një studim që në fokus kishte efektin e emetimit të gazeve në shëndetin e njeriut.
Lodhja e pasdites dhe kriza që përjetojnë shpesh punonjësit e zyrës, mund të bëhet një problem mbarë botëror për shkak të rritjes së nivelit të dyoksidit të karbonit në atmosferë.
Sipas kërkuesve, rritja e niveleve të dyoksidit të karbonit në ambiente që nuk ventilohen në mënyrën e duhur mund të bëjë që punonjësit e zyrave të ndihen të lodhur, t’iu bien energjitë dhe të jenë më pak efiçentë në punë.
Por, tashmë me sasinë e madhe të gazeve të leshura në atmosferë, nga ky problem nuk do të vuajnë vetëm punonjësit e zyrave, por e gjithë popullsisë së Tokës. Sipas shkencëtarëve të University College, në Londër, këto efekte do të ndihen nga fundi i këtij shekulli.
Ky është paralajmërimi i parë që studiuesit ngrenë për efektin toksik që nxisin gazrat serrë tek njerëzit.
Djegia e naftës, qymyrit dhe gazit natyror janë shkaqet kryesore të emetimeve të dyoksidit të karbonit në atmosferë, i cili shkakton edhe ndryshimet klimaterike. JOQ Albania