Banorët e "Unazës së Re" kanë protestuar edhe gjatë pasdites së sotme kundër shembjes së banesave të tyre. Këta banorë e kanë cilësuar projektin e Unazës së Re si iniciativë hajdutësh dhe se shtëpitë e tyre do i mbrojnë me gjak.
Gjithashtu banorët janë shprehur se do i djegin me beznzinë makineritë, nëse afrohen të shembin shtëpitë e tyre.