Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe është duke zhvilluar një sezon fanstastik në kampionatin grek me fanellën e Panathinaikosit.
Sot ekipi i tij po luan kundër OFI-t dhe fatkeqësisht po mundet 3-1, por golin e vetëm për ekipin e tij, e ka shënuar pikërisht shqiptari.
Korçari realizoi si një sulmues i mirfilltë me kokë nga brenda zone, në minutën e 36-të, gol që solli edhe barazimin e përkohshëm.
Ky është goli i dytë i Kaçes këtë sezon në Superligën greke, por ajo që është e rëndësishme është se ai po luan rregullisht si titullar, madje duke qenë vendimtar.
Ergys Kace on Vidnews.