Një vajzë e re tërheqëse e cila ndihmon në kohën e lirë prindërit me dyqanin e peshqve, është bërë e famshme në internet sa hap e mbyll sytë.
E “emëruar” nga vendasit si shitësja e peshqve më tërheqëse e Tajvanit, 26-vjeçarja, nuk e dinte që puna e saj e re do ta bënte të famshme.
Videot dhe imazhet e shpërndara gjerësisht në mediat sociale tregojnë Liu Pengpeng të veshur hollë prapa banakut, ndërsa në duar mban një palë dorashka gome dhe u shërben me shkathtësi kilentëve.
Fotot e Liu-t u ndanë fillimisht nga një përdorues në një grup në Facebook të mërkurën.
Bashkë me foton, djali shkruante:
E surprizuar nga popullariteti që mori, vajza me anë të një postimi në Facebook i falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe u kujdes që t’i njoftonte që të nesërmen në mëngjes mund ta gjenin tek dyqani. JOQ Albania