Forcat e Armatosura të Shqipërisë mund të përfshihen shumë shpejt në Policinë e Shtetit.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka propozuar dy ndryshime thelbësore, por edhe mjaft të dyshimta në ligjin për Policinë e Shtetit.
Sipas propozimeve të Lleshajt, "për nevoja të veçanta mund të pranohen në Policinë e Shtetit, ushtarakë të Forcave të Armatosura dhe këto pranime do të bëhen me marrëveshje mes dy ministrave atij të Mbrojtjes dhe të Brendshëm".
Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë ministrin në këtë vendim, teksa menjëherë kanë shpërthyer dyshimet.
Shumë media pranë opozitës e lidhin këtë me protestat e shumta në vendin tonë.
Ky ndryshim është i ngjashëm me modelin që Rexhep Taip Erdogan përdor në Turqi, teksa shpesh ushtria përdoret në vend të policisë.
Propozimi i Lleshajt: