Gazetari Blendi Fevziu ka deklaruar se shteti duhet të marrë parasysh kërkesat e studentëve, pasi lëvizja e tyre mund të marrë përmasa të paimagjinueshme.
I ftuar në studion e ABC News, Fevziu tregoi problematikat e studentëve, të cilat i ka dëgjuar vetë prej tyre. Tarifat i konsideron të larta, ndërsa thotë se studentëve nuk mund t’u vendoset një datë e caktuar për të bërë pagesat e studimeve.
Fevziu deklaroi:
Nuk mund ta kthesh arsimin në një artibut të familjeve të pasura. Arsimi, sipas Kushtetutës, është shteti që duhet të kujdeset deri në fund për arsimin e tij. Shteti është shumë i vonuar me zgjidhjen e këtij prroblemi. Lëvizjet studentore janë lëvizje që mund të marrin përmasa të paimagjinueshme.
Kishte dhe një kërkesë tjetër, studentët ndihen të nëpërkëmbur dhe të izoluar në këtë vend. Befas e shohin veten të papërfaqësuar. Venë në një zyrë dhe shohin injorantë militantë të partive. Ma thanë në mënyrë eksplicite vetë studentë, që nuk e shikojnë veten të përfaqësuar në këtë vend. Protesta e studentëve tregoi që njerëzit reagojnë, që nuk i bind dot nëse janë të bindur që ti po i bën një padrejtësi. Protesta e studentëve i ka bërë një nder shumë të madh këtij vendi. E vetmja zgjidhje, është marrja në konsideratë sa më shpejt e kërkesave të tyre”