Destinacioni i djeshëm i kryeministrit Edi Rama, nuk ka qenë Turqia, siç raportuan mediat, por Amerika. Për të mbajtur sekret arsyet e këtij udhëtimi urgjent, Rama përdori linjën ajrore ”Turkish” jo “Lasgushin”.
Mësohet se shefi i qeverisë shqiptare ka zbritur në New York rreth orës 2. Shkak për këtë udhëtim urgjent të Ramës, është bërë kërkesa e Ambasadës amerikane, për ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, për të dëshmuar në lidhje me falsifikimin e firmës së sekretarit amerikan të shtetit të Delaware, e cila u bë për të përfituar 18 milion euro në projektin e Unazës së Madhe.
Nuk dihet nëse Rama po shoqërohet në këtë udhëtim nga oligarku shqiptar, i cili mendohet se fshihet pas 18 milion eurove, person ky që është parë vazhdimisht në krah të Ramës, gjatë vizitave që ky i fundit zhvillon në New York.