Vizitorëve në provincën Yunnan, në jug-perëndim të Kinës iu duhet të përqendrohen mirë përpara pasi i pret nje sfidë për ta dhe makinat e tyre.
Rruga “kthesa-kthesa” në Yiliang, qyteti i Kunming ka 68 kthesa të forta që mbulojnë një distancë prej 6.3 kilometrash përgjatë një kreshte malore.
Banorët dhe autoritetet lokale investuan rreth 154,000 pund në vitin 1995 për ndërtimin e rrugës, e cila u krijua për të lidhur fshatrat e Jinxing dhe Jinganshao në qark.
Në atë kohë, u vendos që autostrada të ndërtohej përgjatë kreshtës së malit, në mënyrë që qeveria të mos kishte nevojë të blinte tokë të sheshtë nga fshatarët.
Imazhet dhe pamjet e pabesueshme të autostradës tregojnë se automjetet lëvizin sa majtas dhe djathtas, duke bërë kthesa të mprehta përgjatë rrugës sfiduese.
Rruga zig-zag malore u hap për herë të parë për qarkullim në korrik të vitit 1995, por tani është kthyer në një vend piktoresk për shumë turistë kuriozë. JOQ Albania