Të gjithë e kemi parasysh reagimin e vajzave kur ndodhen para një propozimi për martesë. Fillimisht vjen faza e surprizës pastaj faza e habitjes, faza kur qajnë dhe pastaj thonë po ( ose edhe jo, varet).
Por, vajza që shihni në videon më poshtë ka bërë reagimin më të çuditshëm që mund të keni parë ndonjëherë. Videoja gazmore e propozimit po bën xhiron e rrjetit, dhe e gjitha prej reagimit të saj.
Lauren nga Carleton i Nebraskës, kishte dalë për të ecur në natyre me familjarët dhe të dashurin, dhe atëherë kur se priste ajo u gjend përballë një letre në të cilën shkruhej: “Lauren a do të martohesh me mua?”
Disa sekonda më vonë i dashuri i saj u ul në gjunjë, por nusen e ardhshme e kapi një krizë gëzimi dhe nuk u ndal së thënë “Oh Zot!”. Si duket nuk po i besohej.
Në fund, pasi u qetësua nga kriza e saj e gëzimit, ajo iu afrua të dashurit dhe i tha më në fund, “Po”. JOQ Albania