Në datën 9 dhjetor, finalja e Kupës Libertadores, River Plate-Boca Juniors do zhvillohet në "Santiago Bernabeu" të Madridit pasi në Argjentinë ishte e pamundur mbarvajtja e saj.
Megjithatë, tensioni sërish nuk mungon dhe tani ai është zhvendosur në Spanjë.
Të dyja skuadrat zbarkuan të mërkurën në Madrid, dhe pritet që të zhvillojnë seancat stërvitore në kuadër të kësaj ndeshjeje.
Madridi do të jetë i blinduar nga forcat e rendit, për të shmangur përplasjet e mundshme midis dy tifozerive.
Gjatë orëve në vazhdim pritet që në Madrid të zbarkojnë edhe dy tifozeritë të cilët janë të pajisur me vizë, pavarësisht vendimit për të mos i lejuar që të hyjnë në “Santiago Bernanbeu”.
Kështu në kryeqytetin e Spanjës është ngritur një gjendje alarmi dhe vëmendja do jetë maksimale për sigurinë e kësaj super sfide.