Futbollisti me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj është rikthyer protagonist te skuadra e tij në Spanjë, Real Sociadad.
Skuadra e tij ka fituar sonte në Kupën e Mbretit 2-0 në shtëpi ndaj Celta Vigos dhe njëri prej golave mban pikërisht firmën e Januzajt.
Ai ka realizuar në mënyrë perfekte me të majtën duke kujtuar golin që i shënoi Anglisë në Botëror me Belgjikën.
Goli i shqiptarit mund të quhet padyshim më i bukuri i javës në futbollin spanjoll.
Ndiqeni: