Ish-kampioni i botës në peshat super të mesme në boksin profesionit, Markus Beyer, ka humbur jetën në moshën 47-vjeçare.
Beyer u nda nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë, teksa lajmi u konfirmua nga familjarët e tij.
Ish-trajneri i tij, Ulli Wenger ka folur mbi vdekjen e tij, teksa është shprehur i shokuar.
Ai tha:
Beyer zhvilloi ndeshje për herë të fundit në vitin 2008 dhe nga 2015-ta punoi si analist i boksit në televizionin gjerman MDR.