“I gjeta një telefon që e mbante fshehur”, burrit i ikën gruaja dhe i lë 5 fëmijë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.12.2018, 15:55

Një grua është larguar nga shtëpia e saj në Ferizaj duke i lënë 5 fëmijët vetëm me babain e tyre, ndërsa ky i fundit thotë se ajo ka ikur me një mashkull tjetër.

Çifti ishte martuar para 17 vitesh me shkuesi dhe kanë lindur 5 fëmijë, më i madhi 16 vjeç dhe më i vogli 7.

Tashmë 33 vjeçare A.Hoxha është raportuar e zhdukur të enjten që lamë pas dhe bashkëshorti i saj Zejnullah Tërstena thotë se u largua nga shtëpia pasi ai i gjeti një telefon që e mbante fshehurazi.

Zejnullahu ka treguar për Express:

Ajo nëse nuk ka dashtë me nejtë, mos të rri. Me zor kërkush kërkond nuk mund me e ndal. Nga data 29 ajo ka dalë nga shtëpia. Unë me të kam qenë i martuar që 17 vjet. Më herët ia pata zanë dy telefona, pa karta kishin qenë ata. Aty pata ushtru dhunë në të. Unë i pata thanë nëse ka naj sen, i pata thanë trego. Ajo fshehtas meje i kishte mbajtur disa telefona me vete. Unë javën e kalume erdha në shpi. Gruaja ke te shporeti i druve. Unë e pashë që ajo gjuajti diçka pas shporetit. Kur u afrova po e shoh, një telefon e kishte gjujt aty. Ajo në ato fjalë, iku nga dhoma. Unë thashë shkoi jashtë shtëpisë. Unë në atë moment shkova te miqtë (familja e grusë), me iu tregu se çka ka ba ajo. Por ajo, kur kam dalë unë ishte kthy në shtëpi e ka marrë një pallto edhe është larguar. Më që nga ajo ditë, ne atë nuk e kemi pa. Ne që pesë ditë nuk e dimë nëse e ka mbytë najkush. Apo çfarë ka ndodhë me të. Nuk di se çka të them për një grua që i len 5 fëmijë dhe ikë me tjetrin."

Ndërkohë, policia e stacionit rajonal në Ferizaj njofton se janë duke i vazhduar hetimet por deri tani nuk dihet se ku ka shkuar gruaja. Zejnullahu ka thënë se do ta pranojë përsëri në shtëpi por fillimisht duhet ti sqarojnë të gjitha gjerët.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit