Gabimet e gjyqtarëve nuk kanë të sosur në kampionatet e njohura europiane dhe kjo ka bërë që UEFA të marrë sot një vendim të menjëhershëm.
Institucioni më i lartë qeverisës i futbollit evropian është bindur, që më në fund sistemi VAR të jetë pjesë e Champions, madje që këtë sezon.
Duke nisur nga raundi i dytë, pra pas përfundimit të fazës së grupeve sistemi VAR do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve.
VAR-i u testua në Kupën e Botës dhe aplikohet në disa prej kampionateve më elitare Evropë, por drejtuesit e UEFA-s nguruan që ta fusnin që në fazan grupeve.
Ideja e tyre ishte që nga edicioni i ardhshëm VAR të ishte pjesë e UEFA Champions League, por gabimet e gjyqtarëve e kanë përshpejtuar vendimin.