U përfol gjatë shpërngulja e çiftit të ri Meghan Markle dhe princit Harry nga rezidenca ku jetonte edhe princi William me bashkëshorten e tij Kate Middleton.
Në media nisën thashethemet se dy nuset e familjes mbretërore nuk shkonin mirë me njëra-tjetrën.
Me sa duket këto lajmë nuk i kanë pëlqyer familjes mbretërore që ka dhënë një deklaratë zyrtare për të shuar të gjitha spekulimet.
Një anëtar i oborrit mbretëror ka thënë se Meghan dhe Kate shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën dhe kërkoi që këto lajme të mos vazhdonin më.