Një vajzë bëri gabimin dhe veshi një palë streçe me ngjyrë mishi dhe tashmë të gjithë po flasin për të. Për fat të mirë fotoja që i kanë bërë nuk i ka marrë fytyrën, kështu që ajo mund t’i kursejë vetes një rast të sikletshëm.
Vajza, që dukej sikur kishte dalë lakuriq nga mesi e poshtë, është fotografuar në një autobus pasi iluzioni optik i krijuar nga veshja e saj tërhoqi vëmendjen e tyre.
Me shikimin e parë ju mund të mendoni se ajo ka harruar pantallonat në shtëpi, por po të shikoni më poshtë mund të dalloni që bëhet fjalë për një iluzion aspak të këndshëm.
Gabimi nuk i shpëtoi vëmendjes së udhëtarëve të tjerë. Një prej tyre përfitoi që vajza ishte me shpine dhe shterpi një foto që u bë virale në internet.
Kjo nuk është hera e parë që veshje të tilla krijojnë konfuzione mes njerëzish, vetëm pak muaj më parë në internet qarkulloi një tjetër foto e ngjashme e marrë në një market. JOQ Albania