Tashmë është vërtetuar shkencërisht se truri i meshkujve dhe femrave funksionon në në mënyrë të ndryshme. Rezultatet vijnë nga studimi më i madh në botë që në qendër ka ndryshimet në tru në bazë të gjinisë.
Shkencëtarët kanë zbuluar se burrat zakonisht janë më pak të mirë me ndjenjat dhe kanë më shumë gjasa të jenë kuriozë për të mësuar se si funksionojnë gjerat. Ndërsa femrat janë më të interesuara për njerëzit dhe emocionet.
Studimi gjithashtu e krahasoi autizmin me tiparet e personalitetit mashkullor. Studiuesit thanë se autizmi është një version ekstrem i "trurit mashkullor", dhe kjo e bën më të vështirë për meshkujt leximin emocioneve të të tjerëve.
Krahasuar me femrat, meshkujt priren të kenë probleme me socializmin dhe kjo lidhet edhe me faktin se pse ata e kanë të vështirë ta kuptojnë nëse e kanë fyer dikë, qoftë edhe pa dashje.
Kërkuesit në Universitetin e Kembrixhit, të cilët analizuan teste e personalitetit të kryera na më shumë se gjysmë milioni femrash dhe meshkujsh, dolën në përfundimin se meshkujt dhe personat autikë ishin më shumë sistematikë se sa empatikë. E kundërta u varjet tek femrat të cilat kanë një tendencë për të qenë më emfatike. JOQ Albania