Është shumë i mirë për të qetësuar dhimbjet e përgjithshme, por mesa duket paska një përdorim alternativ për paracetamolin: pastrues perfekt për hekurin e rrobave që keni në shtëpitë tuaja.
Një nënë ka publikuar një video që tregon se si një pilulë ose dy, të përdorura në hekur të nxehtë mund ta bëjnë këtë të fundit që të shkëlqejë si i ri.
36-vjeçarja, Rebecca Harris, nga Somerset, po kërkonte mënyra jo shumë të shtrenjta se si ta pastronte hekurin e saj në internet, dhe aty lexoi rreth efekteve të paracetamolit. Kështu ajo vendosi që ta provonte një herë vetë për ta para nëse pilula bënte efekt apo jo.
Në pamjet e postuara në internet, Rebecca vendos një pilulë mbi hekurin e nxehtë dhe në momentin që ajo fillon të shkrijë pastrohet edhe hekuri si me magji. JOQ Albania