“Babi lagu shtëpinë që të largonte xhindet”, motra e biznesmenit vrasës kundërshton nipërit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.12.2018, 14:51

Pak muaj më parë gjykata për Krimet e Rënda vendosi të mbyllë përjetë në qeli Sadetin Sulën, pronarin e një mobilerie në fshatin Melgushë të Shkodrës, i cili urdhëroi vrasjen e bashkëshortes së tij Suela Sula.

Bashkëshortja e ndjerë e të pandehurit u gjet e mbytur në tualetin e një mobilierie në pronësi të saj dhe bashkëshortit në 18 prill 2016. Në regjistrimet e bëra në shtator 2015, Sadetin Sula i vinte në dyshim bashkëshortes atësinë e tij tek një prej fëmijëve të çiftit.

Ndërsa në një tjetër regjistrim, pronari i mobilerisë i kërkonte punonjësit të tij Fatjon Karmneshta, t’i bëjë magji bashkëshortes së tij që t’i bindej atij, si dhe i druhej divorcit, pasi mund t’i ndahej pasuria. Rreth një muaj më parë lidhur me ngjarjen e rëndë kanë dëshmuar fëmijët e çiftit dhe deklaratat e tyre janë vërtet rrëqethëse.

Të miturit kanë rrëfyer:

E lagën gjithandej shtëpinë me ujë duke thanë se po largonin xhindet. Të njëjtën gjë bënë edhe me nënën tonë, me shpjegimin se po i largonin shpirtrat e këqij dhe po e qetësonin. Aty ishte i pranishëm babai ynë dhe i akuzuari Fatjon Karmneshta. Ata i hidhnin ujë se sipas tyre kështu mund të bëhej një grua e nënshtruar. Mamaja na shikonte e trishtuar dhe kur e gjitha përfundoi na u lut mos t’i tregonim askujt. Një natë, pasi mbylli punën në biznes, nëna u kthye në shtëpi. Por nuk ia hapen portën, as babai as gjyshi. Ka qëndruar jashtë në shi gjithë mbrëmjen duke qëlluar portën e duke u lutur ta lejonin të hynte. Por ata nuk ia hapen, madje babai ngrinte zërin e televizorit që ne mos ta dëgjonim. E futën vëllain e vogël në një dhome dhe deshën t’i merrnin flokë fshehtas, por aty hyri nëna dhe u kërkoi të bënin ADN në formën e duhur."

Së fundmi kanë reaguar halla dhe gjyshi i tyre të cilët të tronditur e konsiderojnë gjithë këtë një farsë dhe manipulim të fëmijëve nga tezja. Babai i biznesmenit Fadil Sula thyen heshtjen dhe akuzon tezen e fëmijëve se i ka ndarë për së gjalli prej tyre.

Ai ka thënë për GSH.al:

Z.Flutra na i rrëmbeu fëmijët që ditën e fatkeqësisë, i solli pas të shtatave të shoqëruar me polic për të marrë librat dhe teshat e tyre. Nuk mundja më, u ndodha nga njëri moment në tjetrin në shtëpi bosh pa askënd, pa nuse, pa djalin, pa nipërit e mbesën që i rrita unë sepse Sadoja e Suela i dedikonin shumë kohë aktivitetit e unë i çoja e i merrja nga shkolla, bëja me hangër. Më mungonte buzëqeshja dhe përqafimet e tyre prandaj vendosa të shkoj në shkollë. Në hyrjen e brendshme po flisja me drejtorin për të mundësuar takimin me fëmijët, kur mbërrin Flutura (tezja e tyre) me fëmijët dhe i thotë drejtorit me zë të lartë “Mos e len me i taku fëmijët!”.

Ndërsa halla e fëmijëve, Safetja ka thënë se dëshmia e fëmijëve nuk është e vërtetë dhe se fotot e familjes tregojnë që ata jetonin të lumtur.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit