Loris Karius mund të quhet zyrtarisht portieri gafaxhi më i madh në botë.
Pasi gaboi në finalen e Championsit kundër Real Madridit, Liverpooli e largoi nga skuadra dhe e huazoi te Beshiktashi në Turqi, por edhe aty ai po lë nam.
Mbrëmjen e djeshme në takimin mes Sarpsborgut dhe Beshiktashit, Karius dhuroi sërish shfaqjen e radhës.
Gjermani pësoi 2 gola në 6 minutat e para të sfidës dhe për të dy pësimet, faji qëndron mbi të.
Një dalje e pastudiuar te goli i parë dhe një “ngrirje” kur kundërshtari shënon nga 40 metra kanë bërë që Karius të rikthehet sërish në qendër të kritikave, por dhe të talljeve në rrjetet sociale.