Punë në Gjermani, gazetari i DW: Ka shumë vende bosh, si do veprohet me ligjin e ri

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 28.11.2018, 19:59

Një ligj i ri do të implementohet në Gjermani për të gjithë ata që duan të shkojnë të punojnë atje.

Në një lidhje direkte për Fax News, Bahri Cani, gazetar dhe redaktor i Deutsche Welle ka folur për ligjin e punësimit të të huajve dhe tha se 78% e mjekëve kërkojnë të largohen në drejtim të Gjermanisë.

Cani u shpreh:

Mund të qëndrojnë në Gjermani për 6 muaj dhe atëherë mund të gjejnë punë dhe të marrin kontratën. Deri tani ka qenë e mundur që në Gjermani të vijnë vetëm akademikë, pra persona me diplomë. Por tani mund të vijnë edhe persona edhe pa diplomë vetëm se i ofrohet mundesia e punësimit. Na vjen shumë keq që dëgjoj këta të dhëna që 78% e mjekëve kërkojnë të largohen, është një katastrofë në vetvete, mbase Gjermania i realizon ëndrat e tyre. Gjermani po bën kornizën ligjore, projektligji kalon në datën 19 dhjetor dhe miratohet në janar-shkurt. Përveç pagave të larta nuk fitojnë asgjë tjetër"

Më tej, gazetari shtoi se ekonomia gjermane ka nevojë për fuqi punëtore, ndaj edhe po financon në plotësimin e vendeve bosh.

Ai theksoi:

Gjatë afatit 6 mujor personat mund të kërkojnë punë pa asnjë pengesë ligjore. Kontrata ligjore varen nga kërkesat që kanë, në 6 vite ata përfitojnë qëndrim të përhershëm. Ekonomia ka nevojë, duhet të financojë edhe në plotësimin e vendeve boshe. Profesionet më të kërkuara janë mjekët, infermierët, përkujdesi për të moshuarit dhe IT-ja, në fushat e zejes apo edhe punëdorët. Ministria e Punës do formojë një indicie me profesionet që kërkohen. Nuk është publike cilat janë profesionet që janë në kërkim, se ende nuk është miratuar ligji, kur të miratohet ligji do të bëjnë publike edhe listën e profesioneve. Në Gjermani mund të jetoni shumë mirë, por nuk është aq lehtë të kursesh lekë. Nuk janë kushtet aq të mira sa flitet, por për njerëzit që nuk kanë asnjë shpresë tjetër, është rasti i mirë”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit