“I gjeta një letër dashurie dhe u ndamë”, çifti nga Korça përballen live në emision

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.11.2018, 14:24

Një 36-vjeçare nga qyteti i Korçës është përballur me ish-bashkëshortin ditën e sotme në emision, pasi kërkon të takojë djalin e saj. Gruaja ka treguar në "Me zemër të hapur" se është martuar me mblesëri që kur ka qenë 17 vjeç. Nga martesa ata sollën në jetë një vajzë dhe një djalë që sot janë 14 dhe 11 vjeç.

Çifti u divorcua një vit më parë ndërsa gjykata fillimisht ia la dy fëmijët nënës. Mirëpo pas apelit që bëri ish-bashkëshorti i saj, gjykata la djalin me të atin ndërsa vajzën me të ëmën. Tani gruaja pretendon se ish-burri nuk e lejon të takojë të birin, ndërsa ai i është përgjigjur live në emision.

36-vjeçarja ka thënë se edhe ndërkohë që ishin të martuar marrëdhënia e tyre ishte shuëm e ftohtë për shkak se ai jetonte në Greqi dhe atë e linte me prindërit e tij.

Ajo ka treguar:

Ai jetonte në Greqi dhe unë me vjehrrën dhe vjehrrin në fshat. Nuk flisnin mirë për mua. Kemi qëndruar 14 vite të martuar. Ai ka jetuar në Greqi dhe vinte rrallë. Punonim punë fshati në Korçë. Ai sillte para, por ato i merrte nëna e tij. Lumturia ime më e madhe në këto 14 vite kanë pasur vetëm lindjen e dy fëmijëve. Na ndau largësia. Edhe kur vinte këtu rrinte shumë larg. Nuk më merrte njëherë për kafe. Kur unë kisha kërkesa ndaj burrit tim, ai thoshte është mamaja dhe merru vesh me të." Ka qenë një marrëdhënie e ftohtë. Për 6 vite ishim të ndarë në dhoma. I pari drejt gjykatës për divorc shkoi ish bashkëshorti. Ai më thoshte ik nga shtëpia. Justifikimi i tij ishte se unë isha xheloze dhe nuk i respektoja prindërit, por kjo nuk është e vërtetë. I kam gjetur një letër dashurie dhe një fotografi të një vajze kur erdhi nga Greqia dhe këtë nuk durova më dhe u ndamë. Ai nuk më lejon të takoj djalin tim."

Por ish-bashkëshorti i cili ka telefonuar në studio pretendon se ai nuk e ka ndaluar ndonjëherë ish-gruan të takohë të birin, por ajo është munduar ta fuste në burg.

Ai ka thënë:

Zonja donte të ikte në qytet dhe nuk donte të jetonte në fshat. Zonja ka fjetur me mua dhe nuk ka qenë në dhoma të veçanta siç pretendon. Unë kam kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve. Unë nuk e pengoj të takojë djalin se është 11 vjeç sot. Zonja është munduar me çdo gjë të më fusë në burg."

zemra-e-hapur-1

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit