Ditën e sotme u njoftua se një tjetër biznesmen ishte shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen në lokalin "Monopol" në ish-Bllok, ku një i ri mbeti i vdekur ndërsa dy të tjerë të plagosur.
Në ngjarjen që ndodhi më 4 tetor dyshohet se Eldi Dizdari ishte një nga personat kyç të konfliktit.
Mësohet se Dizdari kishte pasur një mosmarrëveshje me Ervin Matën, të dashurin e këngëtares Elvana Gjata, për një sasi të konsiderueshme kokaine.
Autoritetet spanjolle dhe holandeze kanë dërguar informacione në Prokurori, të cilat vërtetojnë, se Ervis Martinaj, ka hyrë ndërmjet Matës dhe Dizdarit për sqarim.
Por Eldi Dizdari nuk është krejt i panjohur për publikun. Kjo pasi ai është i martuar me ish-missin shqiptar Suada Sherifi dhe madje ata janë bërë prindër të një vajze me emrin "Reina".
Çifti u fejua në 2016 dhe po atë vit u bënë prindër të vajzës, ndërsa për herë të parë imazhi i bashëkshortit të saj u bë publik vetëm në një vjetorin e ditëlindjes së vajzës. Kjo për shkak se ajo ka qenë gjithmonë e rezervuar sa i përket jetës private.
Në një intervistë që ka dhënë dy vite më parë lidhur me partnerin e saj, Suada ka treguar se ata janë moshatarë dhe është një njeri me këmbë në tokë dhe i mirë organizuar, por që për shkak të punëve të tij udhëtonte shumë shpesh jashtë.
Megjithatë gjatë gjithë kësaj kohe ajo nuk ka publikuar asnjëherë foto me biznesmenin.