“Ma shpif s*ksi, por askush nuk më beson”, 25-vjeçarja shqiptare rrëfen rastin e padëgjuar

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 28.11.2018, 11:55

Thuajse gjithmonë sa herë që ka tema lidhur me seksin, komentet janë të shumta dhe vihet re njëfarë frustrimi i shoqërisë tonë.

Por, nuk kemi hasur deri më tani në një rrëfim ku personi tregon që është aseksual. Aseksualiteti është mungesa e tërheqjes seksuale ndaj të tjerëve, interesi i ulët ose mungon dëshira për aktivitete seksuale.

I tillë është rasti i rrëfyer më poshtë nga një vajzë për JOQ Albania:

Përshëndetje JOQ! Unë jam një femër 25-vjeçe dhe nuk ma ndjen për rregullat e jetës. Gjatë gjithë kohës unë dua të veproj sipas mendjes time, të bëj çfarë të dua, të mos ndalem dhe të mos më gjykojë askush. Jam shumë simpatike dhe kam shumë kërkesa nga meshkujt, por mua më pëlqen vetëm të flas me ta dhe të qesh, të flirtoj dmth, më saktë vetëm të kaloj kohën. S’kam dëshirë t’i takoj, pasi kur flas me ta më duken shumë të çuditshëm dhe duan vetëm seks. Mua s’më bën përshtypje por thjesht ma shpifin dhe i acaroj në kulm derisa zhduken vetë. E ata që bien në dashuri me mua i ironizoj dhe i lëndoj, më vjen keq por kështu jam unë, ky është temperamenti im me pak fjalë. Unë nuk dua të bëhem kurrë nënë, e urrej faktin që në një të ardhme mua më duhet të bëj fëmijë. I dua shumë fëmijët, i adhuroj, por nuk kam dëshirë të lind vetë, shumë herë i lutem Zotit që të jem sterile. Unë respektoj vetëm ata që më respektojnë, të tjerëve as nuk i flas fare. Shumica e njerëzve më urrejnë pasi u dukem shumë e ligë dhe mendjemadhe, por s’jam aspak e tillë. Dua të them, kam zemër të madhe dhe kënaqem kur shoh njerëz të lumtur, s’jam xheloze apo ziliqare për njerëzit që kanë lekë, nuk më intereson jeta e të tjerëve, mjafton të jenë mirë për veten e tyre. Kush më ngacmon, qoftë i ri apo i vjetër, më vjen ta rrah shumë keq, por pasi më kalojnë nervat e fal, mua nuk më njohin as njerëzit e mi, askush nuk e beson që mua seksi ma shpi! Askush nuk e beson që unë nuk ndryshoj dot për asnjë, ata që mendojnë se gënjej, ndoshta do të më quajnë të çmendur, por s’ka problem, ka filluar të më pëlqejë ky epitet. S’më pëlqejnë fjalët “zemër”, “e dashur”, “shpirt”, më pëlqejnë fjalët e këqija por jo ato banale. Nuk më pëlqen banaliteti edhe pse ndonjëherë më rrëshqet goja, ishalla nuk më shani shumë nëpër komente se do ua kthej dyfish.”

Por gjithashtu, aseksualiteti mund ë konsiderohet mungesa e një orientimi seksual, ose një nga variacionet e tyre, së bashku me heteroseksualitetin, homoseksualitetin dhe biseksualitetin.

Pranimi i aseksualitetit si një lloj i ri orientimi seksual është ende në diskutim nga kërkuesit shkencorë, studiuesit psikologjikë dhe sociologjikë. Ndërsa disa studiues pohojnë se aseksualiteti është një orientim seksual, hulumtuesit e tjerë nuk pajtohen me këtë ide.

Komentet u takojnë juve, ku sigurisht mund të ndani me ne histori të ngjashme.

JOQ Albania

Foto ilustruese nga videoblocks.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit