Lulzim Kulla ka fituar pafajësinë në shkallën e parë, vendim ky i dhënë nga gjykata e Gjirokastrës. Ai u arrestua disa muaj më parë në tentativë për t’u larguar drejt Greqisë.
Më 13 janar të këtij viti, Kullës iu bë një atentat me tritol në qytetin e Shkodrës, ku mbetën të plagosur 8 persona. Pas kësaj ngjarjeje, Kulla u ndalua nga policia në kufirin me Greqinë, me një pasaportë false.
Ai është një emër i njohur për policinë. Kulla njihet ndryshe edhe si ‘i forti’ i Shkodrës, për shkak se u kthye në tmerrin e tregtarëve të lagjes ‘Rus’ që pas 1997-ës.

Dyshohet gjithashtu se Kulla ka marrë pjesë në torturimin për vdekje të një personi, ngjarje kjo e cila nuk ka ende një autor.
Kujtojmë këtu, se ai u arrestua qershorin e kaluar, për shkak të kultivimit të kanabisit në zonën e Dukagjinit.
Për këtë vepër penale, ‘i forti’ i Shkodrës është mbajtur në burg për 6 muaj dhe më pas është liruar.