Një hartë e përpiluar nga WorldAtlas tregon se cilat janë vendet, që kanë më shum festa zyrtare në botë. Në vendin e parë renditet Kamboxhia, e cila kryeson listën e festave me 28 të tilla çdo vit.
Në vendin e dytë renditet Sri Lanka me 25 të tila. Më pas India dhe Kazakistan me 21 festa zyrtare. Kolumbia, Filipinet dhe Trinidad dhe Tobago me 18, Kinë dhe Hong Kong me 17, dhe Tajlandë, Turqi dhe Pakistani me 16.
Shqipëria, sipas të dhënave të vitit 2018, ka në total 13 ditë pushimi zyrtare për shkak të një feste dhe bën pjesë në grupin e sheteve që kanë më pak ditë pushimi.
Kurse në Europë, Shqipëria është ndër ato vende që ka më shumë ditë pushimi se sa shtetet e tjera.
