E kaluara e saj është e mbushur me skandale, por sot është një ndër influencueset më të mëdha në botë.
Në episodin e së dielës, Kim Kardashian zbuloi se ajo ka eksperimentuar me drogëra të ndryshme në të njëzetat e saj.
Ylli i reality show-t, KUWTK, sot 38-vjeçe pranoi se ka marrë ekstazi kur u martua me producentin e muzikës Damon Thomas dhe gjithashtu kur filmoi videon e famshme seksuale me Ray J.
Kim i tha motrës së saj Kendall dhe ish kunatit Scott Disick :
Ky lajm shokoi jo pak ndjekësit dhe fansat e saj.
Komentet ishin të tipit:
Në vitin 2004, Damon u divorcua me Kim, por sipas dokumentimeve të marra nga Daily Mail, Kim Kardashian është dhunuar nga ai.
Dokumentet e gjykatës pohuan se prodhuesi i muzikës së Hollivudit i ka lënë Kim shenja në fytyrë, e godiste dhe e përplaste për muri, duke e lënë të plagosur dhe të rrahur.
Ndërsa në shkurt të vitit 2007 doli video e seksit të Kim me Ray J, dhe kjo rriti famën e saj në përmasat që ka sot.
Ndërsa po bisedonte me Oprah në 2012, Kim shpjegoi se ajo ishte “poshtëruar”, por që atëherë e ka përqafuar atë kasetë.
Kim Kardashian tha asokohe:
JOQ Albania