Trashëgimtarja e Top Channel Lori Hoxha ka publikuar së fundmi një video me faktet që nuk i dinim rreth jetës së saj, në një kanal që ka hapur në Youtube.
Lori ka rrëfyer ndër të tjera se po përpiqet të detoksifikohet dhe nuk po i lyen më flokët e as thonjtë, ndërsa thotë se nuk pi më alkool që prej një historie të pakëndshme në ditëlindjen e saj vitin e kaluar, kur është dehur.
Ajo ka rrëfyer:
Ndonëse ka vite që është në një lidhje me Vis Bajraktarin, Lori thotë se nuk e di se çfarë do të bëjë për martesën dhe fëmijë por për momentin është duke i shijuar të gjitha gjërat kështu siç janë.
Ajo ka zbuluar se ka shumë xhinse dhe syze, rreth 200 palë.
Vajza më e madhe e familjes Hoxha ka zbuluar se ka në trup 13 tatuazhe dhe se i urren të gjithë. Ajo ka shtuar se mezi pret t’i heq të gjithë dhe me disa prej tyre ka nisur procesin. Lori ka zbuluar se është shumë e pavendosur për çdo gjë, duke filluar që nga ngjyra e thonjve deri tek vendi duhet të jetojë. Lori ka treguar ndër të tjera se ka qenë shumë nxënëse e mirë në matematikë dhe se ka bërë buzët para se të kishte Instagram e për këtë arsye askush nuk e di që i ka bërë.
Për shkak se më parë nuk ishte aq kofidente me veten, mërzitej nga komentet e ‘Instagram’-it, por tani gjërat kanë ndryshuar për të. Lori ka treguar se më së shumti preket kur komentojnë negativisht për njerëzit e saj të afërt, prandaj marrëdhënien, familjen e saj i mban larg publikut.
Gjithë këtë rrëfi, Lori Hoxha e ka bërë në anglisht por kjo sipas saj nuk është se nuk e do gjuhën shqipe. Ajo ka thënë se edhe në Instagram poston në anglisht për shkak se ka shumë ndjekës të huaj dhe do që ata ta kuptojnë.