Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Artur Selmani doli ditën e sotme përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ky organ vendosi të shkarkojë nga detyra Selmanin, pasi nuk justifikonte burimin e të ardhurave.
Ky i fundit ishte një nga 7 kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm.
Emri i Artur Selmanit është lakuar për një konflikt me ish-kryprokurorin Adriatik Llalla, për shkak të pezullimit nga detyra për një afat të caktuar kohor.

Selmani njihet ndryshe edhe si prokurori i ‘sherreve’ pasi ka pasur në dorë çështjet e konflikteve në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputeti dekmokrat Gent Strazimiri, është goditur nga kolegu socialist, Pjerin Ndreu.
Gjithashtu Selmani dallohet për fatin e tij në skedina, ku në harkun kohor të tre viteve ka fituar 10 mijë euro nga bastet sportive, bazuar në raportin e ILDKPI.