Nëse një mashkull bën këto gjëra, është tërësisht i marrosur pas jush

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.11.2018, 14:42

Ka disa sinjale që të bëjnë të kuptosh, pa pikë dyshimi, kur një burrë dhe një grua pëlqehen. Si ta kuptojmë që një burrë është i interesuar për ne?

Në këtë artikull, ju rrëfejmë një sërë të dhënash të dobishme për të kuptuar nëse një burrë është vërtet i dashuruar me ju. Mesazhe të vogla, që në të vërtetë mund të fshehin një domethënie të madhe. Ja për çfarë bëhet fjalë:

1- Të dërgon mesazhe surprizë

Një djalë që të shkruan atëherë kur ti nuk e pret, pa dyshim është 'i çmendur pas teje'. Kjo është mënyra e tij për të thënë që i mungon dhe mendon për ty, me anë të një mesazhi të thjeshtë, pa qenë shumë insistues.

2- Duket si shkëmb, por është shumë i ëmbël kur jeni bashkë

Nëse është serioz me të tjerët, por shpreh një anë shumë të butë me ty, është tejet i joshur prej teje!

3- Kalon kohën e tij të lirë me ty

Ka një ndryshim të madh mes një burri që do të kalojë kohën e lirë me ty dhe një burri që të fton të dilni vetëmm nëse ka kohë.

Nëse djali që të pëlqen është një ndër ata që përshkruam të parët, është tërësisht i dhënë pas teje.

4- Ngre' vetullat kur i flet

Gjatë kohës që bisedoni ai ngre vetullat? Kjo ndodh sepse po i kushton vëmendje asaj që i thua.

Është një sinjal që tregon se ka interes për atë që ti i thua sepse...i pëlqen!

5- Anon kokën dhe trupin nga ty gjatë kohës që bisedoni

Nëse bën një gjë të tillë, atëherë do të thotë që ti i intereson dhe nuk do të humbë asnjë nga gjërat që i thua.

6- Është bujar me ushqimin

Lë kafshatën e fundit të ushqimit tënd të preferuar? Atëherë është i çmendur pas teje.

7- Buzëqesh gjatë një puthjeje

Ky gjest është një e dhënë e qartë që ai do shumë të të puthë dhe se është i dashuruar. Nëse një djalë, buzëqesh gjatë puthjes, kjo do të thotë që ka rënë në dashuri me ty.

8- Krijon fërkime të vogla e të qëllimshme

Fërkimet e qëllimshme tregojnë nevojën që ai ka për të qenë me ty dhe për të përforcuar lidhjen që keni. Po të komunikon se të do!

9- Flet për familjen dhe miqtë e tij me ty

Nëse ai flet me ty për familjen dhe miqtë e tij, do të thotë që kërkon të të fusë në rrethin e tij social dhe të njerëzve të dashur. Tregon se do të përforcojë lidhjen që keni.

10- Bën gjëra që të bëjnë të lumtur

Nëse po përpiqet të të bëjë të lumtur në të gjitha mënyrat e mundshme, do të thotë se ai po bie në dashuri me ty.

11- Ka vështrim të ëmbël dhe të fiksuar tek ty

Nuk ka rëndësi nëse nuk është dita jote më e mirë, apo nuk je rregulluar ashtu siç duhet. Nëse i pëlqen, të vështron gjithnjë me ëmbëlsi dhe ndonjëherë fikson vështrimin e tij mbi ty për disa sekonda radhazi.

12- Kujton datat e rëndësishme

Nëse ai djalë kujton ditën e parë që jeni takuar dhe si ishe veshur, tregon që të do dhe është 'i çmendur' pas teje.

13- Të vështron në sy kur bëni dashuri

Kur një burrë është tërësisht i dashuruar me ty, kontakti i syve kur bëni dashuri është më intensiv. Kjo është një mënyrë për të shprehur dashurinë e tij për ty. Të bën të ndjesh se është më afër me ty.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit