Princi Harry dhe Meghan kanë vendosur që të shpërngulen nga Pallati Kensington dhe larg nga Londra.
Të porsamartuarit do të vendosen në kështjellën Windsor përpara lindjes së fëmijës së tyre të parë pranverën e ardhshme.
Lëvizja do të ndajë dy vëllezërit, dikur me një marrëdhënie të ngushtë, ndërkohë që shtohen zërat se mes të dyve ka pasur tensione.
Vëllezërit gjithashtu besohet të jenë gati për të ndarë "oborrin " e tyre në Kensington Palace për të krijuar dy zyra të veçanta.
Mbretëresha u ka dhënë shtëpizën në Windsor, Princit Harry dhe Meghan-it, e cila do t’i nënshtrohet me këtë rast një restaurimi shumë milionësh që do të paguhet me paratë e taksapaguesve.
Duka dhe dukesha e Sussex-it pritet të hyjnë në shtëpinë me dhjetë dhoma gjumi vitin e ardhshëm.
Një burim mbretëror i tha tabloidit britanik, The Sun:
JOQ Albania