“O kryeministër po mua lopa më bëri?” Protestuesja e plagosur tregon bisedën me Ramën

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.11.2018, 14:55

Kryeministri Edi Rama ka vizituar dje policët e plagosur gjatë protestës së banorëve të "Astirit" para Kuvendit.

Mirëpo në Spitalin e Traumës ka pasur edhe qytetarë të cilët u plagosën gjatë përplasjes me policinë.

Një prej tyre ishte edhe Adelina Shehu, banore e zonës së Unazës së Re, e cila kishte dalë në protestë për të kërkuar dëmshpërblimin për shtëpinë që duan t'i prishin.

Adelina ka rrëfyer sot për Faxweb se është ndier shumë e ofenduar që kryeministri Rama shkoi në të njëjtën dhomë ku ishte edhe ajo por pa vetëm policët e plagosur.

Ajo tregon se në një moment i ka thënë kryeministrit "po mua nuk më bëri lopa që nuk më flet", ndërsa Rama i ka thënë se nuk do t'ia dijë për të.

Adelina ka treguar:

Nuk e prisja, ndoshta deri në ato moment po më dhembte trupi, pastaj më dhembi shpirti. Kemi qenë në një dhomë ku ishin të lënduar dhe dy policë dhe në tre protestues. Erdhi dhe ministri i Brendshëm dhe ai as nuk na i hodhi sytë. Vjen kryeministri dhe drejtohet tek polici. Kishte përballë një zonjë tjetër të lënduar. Dhe ajo i drejtohet: “O kryeministër po si na e bëtë këtë punë kështu?!Ti moj zonjë mos fol fare, se nuk kam ardhur për ty, por kam ardhur për të parë atë vajzën 24-vjeçare, që i keni hequr gishtat e dorës, se është vajzë nënë, si do të vinte sikur të ishte vajza jote dhe të vinte me gishtat e hequr? O kryeministër po dhe unë jam vajzë nënë, nuk më bëri lopa, shikoje këmbën time si jam bërë, pse nuk duhet të më flasësh?!”“As nuk dua që t’ja di për ju, ju jeni zaptues dhe duhet të zhdukeni një orë e më parë, mos të dukeni më këtu. Ato që kanë letra do të marrin dëmshpërblim, ju do të zhdukeni.” I thamë po janë fjalët e tua o kryeministër, kur na thatë ti gëzoni këto shtëpi, kur erdhët të na merrnit votat. “Nuk është e vërtetë tha nuk ua kam thënë këto fjalë.” Kjo ishte përgjigja e kryeministrit tonë. Dhe kjo na vret më tepër. Nuk na ka vrarë as policia ne, as ne policinë, por na keni vrarë ju si shtet."

Sipas protestueses ata u provokuan nga policia e për këtë shkak protesta degradoi në dhunë. Ajo tregon se policët i shtynë banorët dhe u përpoqën t'i largonin ndërsa thotë se protesta e tyre nisi paqësore që në fillim.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit