Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Juventusit, Niklas Bendner është në telashe të mëdha pasi e pret burgu.
30-vjeçari danez rrahu para pak javësh një taksist në Kopenhagen pas një debati për faturën e udhëtimit.
Taksisti mbeti me nofull të thyer pas përplasjes fizike me lojtarin dhe iu drejtua organeve të drejtësisë.
Bendtner u mbrojt duke thënë se vetëmbrojt, por gjykata e Kopenhagenit e shpalli fajtor.
Avokatët e futbollistit të Roseborgut e apeluan çështjen, por ditën e sotme prokurori i përgjithshëm i Kopenhagenit konfirmoi se apelimi për rastin e Bendtner nuk është marrë për bazë
Kjo do të thotë se burgu për të është i pashmangshëm.