Zbardhet krimi më rrëqethës që keni dëgjuar, burri vrau gruan shtatzënë dhe dy vajzat e vogla

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 21.11.2018, 12:16

Ngjarja e rëndë e krimit ku një burrë ka vrarë gruan e tij shtatzënë dhe dy vajzat e tyre të vogla është zbardhur nga hetimet që nga gushti i këtij viti.

Kur hetuesit panë se Chris Watts, baba i dy vajzave dhe në pritje të një djali, kishte kërkuar në internet për vendpushimi në paketë çift, gjithashtu edhe stoli e dhurata të ndryshme, e kuptuan menjëherë që ai kishte gjetur të dashur jashtë martese.

Por askush nuk di ta thotë se çfarë shtyu Chris të vrasë dy vajzat, 3 dhe 4 vjeçe, dhe t’u zhdukte trupat me aq gjakftohtësi, sipas CNN

Në gusht të këtij viti ai kishte njoftuar zhdukjen e vajzave dhe gruas së tij, madje kjo ngjarje u përhap shpejt në mbarë mediat e vendit dhe Chris dilte në intervista duke i kërkuar.

I dëshpëruar, Chris tregonte herën e fundit që kishte folur me gruan dhe vajzat, pranoi se kishin pasur një zënkë të vogël në familje, por tani dëshironte që të ktheheshin sa më shpejt.

Pas disa javëve hetime u zbuluan tre kufoma të fshehura pranë vendit ku punonte.

Babai 33-vjeçar pranoi se kishte vrarë gruan e tij, Shannan, 34 vjeçe, vajzën e parë, Bella, 4 vjeçe, si dhe vajzën e dytë, Celesten, 3 vjeçe. Më pas i kishte fshehur trupat me gjakftohtësi.

Të parën kishte vrarë gruan shtatzënë në javën e 15-të, duke ia vënë duart në fyt për dy minuta dhe më pas i është sulur vajzave.

Edhe vajzave u kishte bllokuar gojën, ku 4-vjeçarja kishte shenja dhune në trup që do të thotë se ishte përpjekur të shpëtonte, ndërsa 3-vjeçarja nuk kishte shenja dhune.

Fillimisht kishte fshehur trupin e gruas duke i bërë një varr shumë të cekët dhe më pas kishte futur secilën prej vajzave në fuçi të vogla, me diametër 20 centimetra. I kishte shtyrë trupat me mizori, aq sa kufomat ishin gërvishtur gjatë procesit.

Një ditë pas kësaj masakre të padëgjuar dhe drithëruese, Chris kishte shkuar në punë si zakonisht dhe kolegët kanë deklaruar se ai nuk ishte sjellë çuditshëm apo ndryshe nga çdo ditë tjetër.

Gjykata ka dënuar Chris Watts me tre dënime të përjetshme për vrasjen e fëmijëve dhe të gruas, por i janë shtuar edhe 48 vite burg për ndërprerjen e shtatëzanisë së djalit që gruaja e tij Shannan mbante në bark.

Postimi i fundit i nënës së dy vajzave ishte një foto ngjethëse në dukje të parë, teksa fëmijët e kishin mbështjellë një kukull si me çarçaf të vdekur. Me shaka ajo kishte shkruar në Facebook “Nuk di ç’të mendoj për këtë”. E me sa dukej kjo foto ishte një ogur i zi, sepse vetëm pas pak ditësh ndërruan jetë nga duart e babait të tyre dhe burri të 34-vjeçares.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit