Facebook dhe Messenger ka rënë dhe kanë dalë jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën. Të shumtë kanë qenë ata që kanë raportuar probleme nga platforma sociale.
Përdoruesit e Facebook nuk kanë mundur të aksesojnë profilet e tyre por edhe të publikojnë foto, video apo mesazhe.
Ata kanë bërë ankesa në Twitter, ndërsa problemi është paraqitur më së shumti në vendet e Evropës Veri-Perëndimore, përfshirë edhe Jug-Perëndimin e Azisë.