Ndoshta bora është e adhurueshme për ata që nuk jetojnë në zona malore, por për banorët vendas dimri është një sfidë e vërtetë.
Që prej dy ditësh kanë filluar reshjet e para të borës dhe bashkë me të kanë ardhur edhe problemet.
Në fshatin turistik të Dardhës në Korçë bora ka kaluar mbi gjysmë metri dhe e gjithë zona është izoluar.
Dardhë, Korçë:
Qytetarët që kanë kontaktuar me JOQ Albania shprehen se përveç Dardhës brenda për brenda, është e bllokuar edhe komplet rruga Dardhë-Korçë.
Ata shpjegojnë:
Në fotot dhe videot e dërguara për JOQ Albania shihet se gjendja në fakt është alarmante dhe banorët bëjnë thirrje që pushteti lokal të ndërhyjë menjëherë për lirimin e rrugës.