Policët kishin testin para provimit për gradën ‘Komisar’, e blenë për 2500-4000 euro

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.11.2018, 12:53

Në datën 7 nëntor rreth 400 punonjës policie në ambientet e Akademisë se Policisë konkurruan për gradën Komisar ku iu nënshtruan një testi quiz me alternativa.

Nga kontrolli i testit rezultoi se 177 kandidate kishin marrë më shumë se 70 pikë dhe u shpallën fitues. Duke u nisur nga piket e grumbulluara dhe mënyra e zgjidhjes se testit, Drejtori i Përgjithshëm i policisë e shpalli Ardi Veliu ketë konkurrim te pavlefshëm pasi rezultoi se teza e zgjidhur e testit ishte vjedhur dhe ishte marre nga aplikantët 48 orë para nisjes se konkurrimit.

Gjatë hetimeve është zbuluar se një nga oficerët, i cili po ashtu ka qenë garues për gradën e Komisarit ishte në përgjim për një tjetër vepër penale, por teksa fliste në celular me persona të ndryshëm është zbuluar dhe fakti që ai dispononte pyetjet e testit.

Jo zyrtarisht në përgjime rezulton se flitet për vlera të shitjes së testit nga 2500-4000 euro nga një aplikant tek tjetri, shkruan shqiptarja.com.

Ndërkohë javës tjetër thuhet se në gjykatë do të dëshmojnë kryepolici Ardi Veliu, zëvendësit e tij e po ashtu edhe Bilbil Mema, drejtori i Akademisë së Sigurisë. Kjo pasi të dyshuar janë edhe ata që ruajnë dokumentet sekrete siç është edhe teza e provimit.

Ky është rasti i parë që në Akademinë e Sigurisë anulohet testi për gradat mbi dyshimet se teza është shitur duke dekonspiruar sekretin mbi pyetjet që aplikantët do duhet t’i përgjigjeshin për të fituar titullin “Komisar” dhe “Kryekomisar”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit