Lazim Destani është biznesmeni shqiptar i diasporës, i cili i dhuroi shtetit monumentin e “Shqiponjës”, për 100 vjetorin e pavarësisë, i cili u hoq para pak ditësh nga rrethrrotullimi i Doganës.
Ai njihet si një biznesmen i fuqishëm në Maqedoni e jo vetëm dhe është babai i aktorit të njohur Blerim Destani.
Destani ka vendosur që të qëndrojë neutral, përsa i përket debatit të fundit, ku heqja e monumentit, u bë burim akuzash e kundërakuzash ndërmjet opozitës dhe qeverisë.
Në reagim thuhet, se “Shqiponja” është simbol bashkues dhe me heshtjen kërkohet të mos krijohet tjetër përçarje.
Reagimi i plotë: