Bota e kinematografisë është në zi pas bërjes publike të lajmit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit, editorit dhe producentit amerikan, Stan Lee.
Bashkëthemeluesi i Marvel Cosmics ka humbur jetën në moshën 95-vjeçare këtë të hënë.
Lajmi është bërë i ditur nga vajza e producentit, ndërsa ai dha përshëndetjen e fundit nga spitali.
Lee së bashku me Jack Kirby themeluan kompaninë më 1961, duke filluar me The Fantastic Four dhe duke krijuar tituj të tillë si Spider-Man dhe The Incredible Hulk.