Mirela Zefi është një ndër pacientët e shumtë që nuk kanë para për të përballuar çmimet e kripura të protezave.
Ajo tregon se protezën e parë për këmbën e bleu me lekët që mblodhi kur iu nda e ëma nga jeta. Por, ajo tani thotë se ka nevojë për protezë në këmbën tjetër.
Mirelës i duhen 4000 euro për këmbën, por ajo nuk i del ta përballojë.
Ajo shprehet për TCH:
U tha se pajisjet mjekësore siç janë protezat, lentet e syve e të tjera si këto, janë futur në listë me rimbursim, por siç duket ato nuk u rimbursohen të gjithëve.
Qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 1 milion e 300 mijë eurosh për rimburismin e protezave për pacientët e QSUT-së, spitalin e traumës dhe atë të Durrësit. Spitalet rajonale kanë fond më vete, por sërish është e pamjaftueshme.
