30-vjeçari Sean Laidlaw, u takua me Barrie kur ai ndodhej në Siri si një kontraktues privat që drejtonte një ekip për pastrimin e bombave. Ai e gjeti qenushen me ermin Barrie të rrethuar nga rrënojat pasi një ndërtesë kishte shpërthyer rreth saj.
Sean i solli ujë dhe ushqim dhe e ndau në një zonë të veçuar në mënyrë që ajo të ishte e sigurt nga bombat e tjera. Në fillim, ajo refuzoi çdo formë kontakti, por pas tre ditësh ata u bënë të pandashëm.
Gjatë tre muajve që ai i kaloi në Siri, Barrie u bë një burim mbështetje dhe qetësie. Ai i bëri shoqes së tij të re me putra një jelek antiplumb, kështu që ajo mund të bashkohej me të në punë në Raqqa.
Sean thotë:
Por, pas katër muajsh në Siri, Sean-it ju anulua kontratat kështu që duhej të largohej nga zona.
Ai ishte i lumtur që do të kthehej në shtëpi, por i shkatërruar pasi do të ndahej nga shoqja e tij me putra.
Një ditë, Sean mori një telefonatë nga “War Paws”, një organizatë bamirëse me bazë në Irak e specializuar në sjelljen e qenve në shtëpi nga zonat e shkatërruara nga lufta. Kështu ai krijoi një llogari gofundme që të siguronte paratë e nevojshme për ta sjellë qenushen në Britaninë e Madhe.
Dy miqtë kaluan nëpër pesë shtete, dy zona lufte, 3000 milje rrugë, dhe 12 orë me makinë vetëm për t’u ribashkuar. Sean thotë se ribashkimi Barrie ishte momenti i tij më i lumtur. /JOQ.al/