Apple është duke shitur njësitë e riparuara të iPhone 8 duke filluar nga 500 dollarë nga dyqani i saj i certifikuar i pajisjeve të përdorura.
Ky çmim pasqyron një zbritje prej 100 dollarësh mbi çmimin normal prej 600 dollarësh.
Gjithsesi, për momentin, iPhone 8 Plus të riparuar nuk ka në magazinë. Nëse jeni të interesuar për iPhone 8 Plus, duket të kontrolloni vazhdimisht për përditësime në dyqanin e pajisjeve të riparuara.
Në qoftë se merrni një iPhone 8 të riparuar nuk do jeni duke sakrifikuar shumë sa i përket gjeneratës së re si iPhone XR ose XS.
IPhone 8 vazhdon ende të ketë një kamera cilësore si dhe funksionon me të njëjtin çip si iPhone X, i cili nuk ka treguar shenja të ngadalësimit që nga dalja e iPhone-t të ri.
Gjëja kryesore që nuk jeni duke marrë me një iPhone 8 është dizajni i ekranit “cep më cep”që gjendet tek iPhone X, dhe njohja e fytyrës, Face ID për zhbllokimin e telefonit.
Dhe nëse jeni duke kërkuar për modele të tjera të riparuara, ekzistojnë gjithashtu shumë njësi të riparuara të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, duke filluar nga 380 $ dhe 480 $, respektivisht. /JOQ.al/