E shtuna i ka gjetur në protestë banorët e zonës së Unazës së re në Astir, Tiranë.
Me qindra banorë kanë mbushur rrugët në mbrojtje të pronës së tyre, pasi sipas tyre shteti në bashkëpunim me privatët po i nxjerr më dhunë nga shtëpitë dhe bizneset e tyre me qëllim ndërtimin e të tjera objekteve në këtë hapësirë.
Sipas qytetarëve që kanë shkruar për JOQ.al tre ditët e fundit, përfaqësues të firmave private dhe të Ministrisë së Transporteve sëbashku me ARRSH po u bëjnë terror duke i paralajmëruar se për 2 javë gjithçka do rrafshohet për lirimin e hapësirës.
Po sipas qytetarëve, këta persona që i kanë njoftuar nuk kishin asnjë vendim në dorë, thjesht ua kanë komunikuar vendimin verbalisht duke u bërë presion.
Në thirrjen e qytetarëve për protestë shkruhet: